Saturday, July 27, 2024

Barazim, 1 me 1, në Kukësi-Dinamo. Verilindorët mbeten të fundit në renditje me 26 pikë

Lexo

Kukësi dhe Dinamo e kanë mbyllur në barazim 1-1 sfidën mes tyre, e luajtur në “Kukës Arena”, takim që hapi dhe javën e 30-të të Superiores. Një ndeshje që dhuroi pak raste në pjesën e parë, me Salami nga njëra anë dhe Denison nga ana tjetër, që bënë shumë pak për të dhënë pamjen e një ndeshja të ndezur.

Megjithatë, në pjesën e dytë ishte tjetër histori, me raste për të dyja skuadrat, me verilindorët që zhbllokuan ndeshjen në minutën e 69-të. Një pakujdesi e prapavijës dinamovite i dha mundësinë Hasës që të shpërthejë nga e djathta e sulmit, i cili më pas shërbeu për Salamin, që nuk gaboi para portierit Sali.

Megjithatë, festa e verilindorëve zgjati shumë pak, pasi dinamovitët arritën të barazojnë vetëm pas pesë minutash me anë të Tahirit me një gjuajtje me kokë pas asistimit nga ana e Qefaliajt. Mbyllet në barazim 1-1, një pikë që nuk i bën punë skuadrës së Kukësit, e cila mbetet në vendin e fundit me 26 pikë. Dinamo, në vendin e katërt me 43 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img