Friday, March 29, 2024

Merkato-Vllaznia, projekt me agjentin brazilian me banim në Suedi, Claudinho Sartori

Lexo

Vllaznia pritet të ketë një projekt ambicioz në lidhje me merkaton, në hyrje dhe dalje. Në fokus do të ketë elementët e rinj cilësor nga Shkodra dhe ekipet e tjera shqiptare, por edhe brazilian të spikatur që premtojnë për perspektivën e tyree.

Për këtë, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Klubit Vllaznia, Blendi Dibra, ka mbërritur në Shkodër agjenti brazilian me banim në Suedi Claudinho Sartori. Qëllimi i kësaj vizitë është të sjell lojtar të spikatur brazilian për Vllazninë por edhe për ekipet e tjera shqiptare si në kampionatet përreth.

Po ashtu në kuadër të këtij bashkpunimi po shikohen mundësitë e transferimit të lojtarëve kuqeblu dhe veçanarisht atyre të Akademisë në kampionat e tjera të një niveli më të lartë. Gjatë ditëve të qëndrimit Sartori ka ndjekur takimin Vllaznia-Laçi si dhe do të ndjek nga afër proceset stërvitore të akademisë Vllaznia dhe në mbyllje finalen e kupës Skënderbeu-Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img