Saturday, May 18, 2024

Nuk ka pushim për Superioren. Menjëherë pas mesjavës së Kupës, në fundjavë ndeshjet e javës së 25-të. Dinamo-Vllaznia, të hënën në “Niko Dovana”

Lexo

Për ekipet e Superiores nuk do të ketë pushim, pasi ditën e nesërme dhe të mërkurën do të zbresin në fushë për të zhvilluar mes tyre çerefinalet e Kupës së Shqipërisë dhe sfidën e prapambetur mes Skënderbeut dhe Dinamos.

Por pavarësisht kësaj është zbuluar axhenda e javës së 25-të të Superiores,e cila do të luhet në dy ditë. Të dielën do të zhvillohen 3 ndeshje dhe të hënën 2 të tjera.

Gjithçka do të statojë me përballjen mes Egnatias dhe Teutës, takim që do të luhet në “Egnatia Arena” duke nisur që nga ora 13:30. Rrogozhinasit vijnë pas humbjes me Vllaznisë dhe synojnë rikthimin te fitorja në kampionat,teksa durrsakët nga krahu tjetër vijnë pas fitores shumë të rëndësishme ndaj Kukësit dhe të dielën synojnë vazhdimësinë.

Paralelisht do të luhet edhe në “Kukës Arena” ku verilindorët do të presin Erzenin. Një tjetër finale mbijetese për skuadrën e Bledar Devollit që këtë herë 3 pikët i kanë jetike për mbijetesën,njësoj si shijakasit që ndodhen në vendin e parafundit në klasifikim.

Në orën 17:00 Skënderbeu-Partizani do të përplasin “brirët” në stadiumin e Korçës. Si korçarët ashtu edhe demat vijnë pas fitoreve në javën e kaluar,respektivisht ndaj Erzenit e Tiranës dhe ditën e dielë tentojnë vazhdimësinë.

Ndërkohë ditën e hënë do të luhen 2 sfidat e tjera të javës së 25-të. në orën 13:00 Tirana do të presë në shtëpi Laçin për të bërë mes tyre llogaritë për “Final-Four”. Bardheblutë vijnë pas humbjes në derbi dhe ndaj kurbinasve tentojnë autokritikën,ndërsa nga krahu tjetër bardhezinjtë prej 4 javësh marrin vetëm barazime dhe kërkoj rikthimin te fitorja.

Ndeshja e fundit do të luhet në “Niko Dovana” mes Dinamos dhe Vllaznisë. Dinamovitet dhe shkodranët po kalojnë një moment të mirë në kampionat dhe synojnë të kenë vazhdimësinë edhe në javën e 25-të të Superiores.

Të dielën

Egnatia-Teuta(13:30)

Kukësi-Erzeni(13:30)

Skënderbeu-Partizani(17:00)

Të hënën

Tirana-Laçi(13:30)

Dinamo-Vllaznia(17:00)

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img