Sunday, December 1, 2024

Europa, short i vështirë për shqiptaret/ Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia në vazot e ekipeve jo favorite

Lexo

Partizani në Champions League ndërsa Tirana, Egnatia dhe Vllaznia në UEFA Conference League. Skuadrat shqiptare kanë çerfifikuar sezonin në selinë e futbollit europian dhe janë caktuar menjëherë në vazot përkatëse për të mësuar pas disa javësh emrat e ekipeve kundërshtare në Europë.

Në bazë të koeficientit të Shqipërisë, Partizani klasifikohet në vazon e ekipeve jo favorite dhe në shortin e raundit të parë që do të hidhet më 20 qershor, rrezikon të peshkojë skuadra të forta si Ferenzvaros, Slovan Bratislava, Qarabag apo Sheriff Tiraspol e Olimpija Ljubjana.

Ndeshjet e para do të luhen në 11-12 korrik dhe ato të kthimit 1 javë më pas. Në të njëjtën datë do të hidhet edhe shorti i tre skuadrave shqiptare të Superiores për raundin e parë të UEFA Conference League dhe ashtu si në Champions, ato janë klasifikuar në krahun e djathtë të tabelës duke rrezikuar ndeshje derbi me Shkëndijën, Shkupin apo Dritën.

Ekipe të tjera të forta që rrezikojnë të peshkojnë Egnatia, Tirana apo Vllaznia janë Maribori, Dinamo Minsk, Domzale apo Dudelange. Datat e ndeshjeve të para janë në 13 korrik ku skuadrat shqiptare do të luajnë që të gjitha në transfertë, ndërsa ajo e kthimit në 20 korrik.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img