Monday, November 25, 2024

Osmani: “Po mundohem të nxjerr maksimumin prej çdo lojtari. Nuk po koordinohemi dot, pasi nuk jemi i gjithë ekipi”

Lexo

Është mbyllur me rrjeta të paprekura dueli i javës së 13-të në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Laçit. Të dyja skuadrat kanë ndarë nga një pikë, që i lë në mesin e renditjes, dhe larg garës për 4-shen e kreut. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë Qatip Osmani, u shpreh për MCN TV:

Mendoj se problemin e kishim në 20 metërshin e fundit, ku mungonte ideja për të dhënë pasimin e fundit. Ishim shumë statik në 16 metërshin e kundërshtarit.

A u ndje mungesa e Balaj dhe a është Gomes një alternativë? Po bëhet fjalë për lojtarë kualitativ dhe cilësorë. Veçanërisht Balaj, por edhe Malaj, po të ishin në rastet e krijuara sot do të shënonim nga një gol. Ai është lojtar që krijon hapësira dhe u ndje mungesa e Bekim Balaj.

Duke qenë se nuk po e merr ende fitoren e parë me Vllazninë, cila është diferenca mes kampionatit shqiptar dhe atij maqedonas? Kampionati shqiptar është më i mirë dhe ekipe kualitative. Në Maqedoni ka më pak ekipe cilësore. Kampionati i Shqipërisë është shumë më i fortë.

Mendon se me këtë skuadër që po stërvit, mund të fitohen ndeshje? Këto lojtarë kemi në dispozicion. Si trajneri i ri jam munduar që të nxjerr maksimumin prej çdo lojtari. Ka potencial për të fituar ndeshje edhe pse lëndimet e lojtarëve cilësorë, shihet shumë mungesa e tyre. Disa kthehen nga lëndimet dhe më pas dëmtohen të tjerë. Nuk po koordinohemi dot, pasi nuk jemi e gjithë ekipi që të mblidhemi.

Kalendari është një malore për ju? Do të mundohemi. Këto lojtarë janë. Gjithsesi mungesa e këtyre lojtarëve e bën të veten. Kemi shpresa që Mala dhe Balaj të na kthehen. Hakaj u kthye sot dhe jam i kënaqur me lojën e tij. Mendoj se duhet të presim rezultate më të mira sepse nuk jemi në pozitë që të bëjmë llogari.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img