PARTIZANI-EGNATIA 1-1 (90′ Skuka / 59′ Spahiu)
Partizani dhe Egnatia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në “Arenën e Demave”. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse Partizani shënoi me Carën, por u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 59-të, ishte Spahiu, i cili me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e ndali topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin rrogozhinasve. Xhuliano Skuka, vendosi baraspeshën në minutën e 90-të, duke shmangur humbjen e të kuqve.
Me këtë rezultat, rrogozhinasit mbajnë distancën me 10 pikë nga skuadra e Shehit. Egnatia kryeson me 47 pikë, sakaq Partizani ka grumbulluar 37 pikë. Në ndeshjen tjetër, ka dritë në fund të tunelit për Teutën, durrsakët mundën 3-0 Skënderbeun. Me këtë rezultat, “djemtë e detit” kanë 21 pikë në vendin e parafundit. Korccarët, aktualisht janë në pozitën e shtatë me 25 pikë.