Thursday, April 18, 2024

Vllaznia triumfon me Partizanin në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë

Lexo

Vllaznia-Partizani 3-1 (Kaina 11′, 51′, Coba 34’/ Matondo 44′)

Vllaznia ka triumfuar në “Loro Boriçi” ndaj Partizanit me rezultatin 3-1 dhe ia dolën të fitojnë në çerekfinalen e parë.

Kuqeblutë gjetën golin që në minutën e 11-të me anë të Kainas. Vetëm pas 22 minutash ishte Çoba i cili shënoi golin e dytë pas një gabimi të pafalshëm të portierit Hoxha. Në fundin e pjesës së parë 43’ ishte Matondo i cili ngushtoi diferencat në fundin e së parës me një predhë të lëshuar nga distanca.

Pjesa e dytë foli e gjitha vetëm për Vllazninë që krijoi pafund raste. Kaina shënoi golin e tretë në minutën e 51′ duke kaluar në avanatazh të dyfishtë sërish Vllaznia. Me këtë fitore, Vllaznia “shkel” me një këmbë në gjysmëfinalen e Kupës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img