Wednesday, February 21, 2024

Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë nis nga puna, së shpejti do të ketë disa ndeshje miqësore

Lexo

Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë ka nisur nga puna edhe për këtë vit, teksa prej disa ditësh në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” janë kryer disa seanca stërvitore, me qëllim që skuadra të jetë e gatshme gjatë gjithë kohës, pasi në vijim do të zhvillohen edhe ndeshje miqësore.

Në seancën e fundit ishin të pranishëm disa prej lojtarëve të cilët kanë dhënë kontribut për fanellën kuqezi në të kaluarën, ndërkohë që është zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj skuadrës Dinamo City U-17.

Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë gjatë gjithë kësaj kohe do të grumbullohet për të kryer seanca stërvitore edhe ndeshje kontrolli në mënyrë që lojtarët të jenë në formë sa më optimale për të marrë pjesë në ndeshjet që do të organizohen mes veteranësh, teksa të grumbulluar do të jenë shumë emra të njohur që kanë shkruar historinë me fanellën kuqezi.

Prej ditësh FSHF po punon për të organizuar disa ndeshje miqësore, që mund të zhvillohen në muajin mars dhe prill.

Sfidat miqësore janë shumë të rëndësishme, pasi FSHF synon që në të ardhmen Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë të marrë pjesë edhe në turne ndërkombëtarë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img