Pesë gola për mbijetesën, Vora vulos rënien e Bylisit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vora ka siguruar qëndrimin në Abissnet Superiore me një fitore spektakolare 5-2 ndaj Bylis, në sfidën e javës së 36-të të zhvilluar në stadiumin e Vorës.

Vendasit zhvilluan një nga paraqitjet më të mira të sezonit, duke dominuar takimin nga fillimi deri në fund. Protagonistët kryesorë ishin Kasalla dhe Daka, që realizuan nga dy gola secili, ndërsa rrjetën e gjeti edhe Karrica, duke vulosur një sukses të thellë për vorakët. Nga ana tjetër, Bylisi provoi të qëndronte në lojë me golat e Ëalisson dhe Emini, por skuadra mallakstriote nuk arriti të përballonte ritmin e vendasve në mbrojtje dhe largohet nga fusha me një humbje që i kushton shumë.

Ky rezultat vulos fatin e sezonit për Bylisin, që bashkë me Flamurtari bie në Kategoria e Parë. Në krahun tjetër, Vora jo vetëm siguron mbijetesën në elitë, por arrin të shmangë edhe zonën e “play-out”, duke e mbyllur sezonin me festë para tifozëve të saj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img