Si e vleresoj une pjesemarrjen e Peshengrites Shqiptare ne turneun Boteror qe po zhvillohet ne Tailande?
-Mes 109 shteteve pjesemarrese dhe mbi 460 sportisteve konkurues…modestisht si asnje here me pare ishte edhe Shqiperia vetem me nje sportist Briken Calen. Nderkohe kjo ishte dhe gara e fundit kualifikuese per Olimpiaden e Paris 2024 qe do thote se ne Olimpiade Shqiperia do marre pjese vetem me 34 vjeçarin Briken.
-Si u paraqit Brikeni??
Per mua, gara qe beri kishte momente interesante. Ne stilin e pare te shkeputjes arriti, mbase nder te paktat raste ne karrieren e tij te realizoj 3 provat e mundeshme (145,150,152kg) me permiresim te dukshem njera pas tjetres dhe po te kishte prova te tjera do vazhdonte te realizonte perseri gje qe tregon se besimi per mundesite i erdhi me vonese..!
Ne stilin e dyte te shtytjes arriti 181 kg, ndersa ne 2 provat e fundit me 185 kg mendoj se i humbi mobilizimi dhe vendimemarrja finale..!per kete stil mendoj se duhej punuar më me intuite (duhej perdorur e shfrytezuar morali i larte qe Brikeni pati pas performimit ne shkeputje), pra duhej filluar nxemja pak me vone dhe te kerkohej që ne proven e pare nje rrezultat me kualifikues (183-184 kg). Megjithe ate 333kg eshte rezultat shume,shume i mire.
Nuk me pelqej aspak momenti kur percjelljen per tek shtanga ne pedanen e konkurimit e bente presidenti i federates dhe jo trajneri..!! Une mendoj se trajneri njef me mire se askush tjeter natyren e sportistit te tij, ndaj ai din te zgjedhe dhe ti transmetoje para provave fjalet e duhura qe do kene efektin e duhur…kjo gje mungoj dhe trajneri ishte perhere larg vendit te duhur..! Une e di se presidenti E. Gjoza e do shume sportin e peshengritjes, por kjo eshte shume pak per te permbushur nevojat qe sportisti ka ne planin teknik dhe psikologjik….!
-Brikeni justifikoj besimin dhe pritshmerite dhe ketu dua te bashkoj edhe shokun e tij te karrieres se gjate Erkand Qerimajn…
Personalisht, kam dhe do kem perhere rrespekt absolut per 2 sportistet B. Calja e E. Qerimaj…! Mendoj, se do ishte shume gabim qe mes tyre te benim sado pak diferencime..! Te besh dallime cilesore mes tyre duhet te jesh injorant sporti dhe zemer keq.
Personaliteti i tyre sportiv ka qene dhe mbetet i jashtezakonshem.
Ato se bashku kane shndritur me rrezultatet e tyre fantastike, kane nderuar Shqiperine si askush tjeter dhe do mbeten ikona te pazevendesueshme te sportit shqiptar.
Me zemer ju uroj te dyve sebashku jete te gjate e te shendeteshme.
Une do sugjeroja qe te dy sebashku duke bashkepunuar edhe me te tjere si Ervis Tabaku, eksperiencen dhe dashamiresine e Sokol Bishanakut, apo dhe ndonje tjetri si Karina te merren me nje drejtim bashkohor, premtues e shkencor te peshengritjes shqiptare.Tanime bagazhi i jashtezakonshem, dashuria per sportin dhe eksperienca e gjithaneshme qe Brikeni e Erkandi kane marre gjate karrieres se tyre te gjate duhet te bashkepunoj ngushte me te ardhmen e peshengritjes tone, ne menyre qe ajo te rizgjohet dhe te vendoset ne podiumin e nderit qe per shume dekada e ka merituar dhe e ka patur.
Me rrespekt dhe dashuri per gjithe sportistet dhe specialistet ne Shqiperi. Ing. P. Hoxha.