Friday, May 10, 2024

Prag derbi, Tirana-Partizani. Shehi kundër ish skuadrës së tij: Partizani, kërkon pikët për të siguruar katërshen finaliste

Lexo

Trajneri Shehi kërkon tri pikët, pret dy skuadra tepër të motivuara në fushë

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, nuk sheh favoritë në ndeshjen e së dielës kundër Tiranës, pasi thotë se historia e derbit tregon që forma e momentit gjithmonë kapërcehet në të tilla përballje. Ai kërkon pikët për të siguruar katërshen finale.

“Nga gjithë historia apo e kaluara unë mendoj që derbi nuk luan rol të madh çfarë ka kaluar. Situatat nuk janë shumë determinonte, derbi është derbi, lojtarët japin maksimumin e tyre të mbështetur edhe nga tifozët e shumtë në stadium dhe nga rivaliteti historik. Nuk mendoj se ndikon e shkuara, e rëndësishme është nesër, kush skuadër fillon ti menaxhojë situatat mirë, sepse derbet në të shumtën e rasteve vendosen nga episode, ajo skuadër do të fitojë dhe shpresoj dhe kemi besim që do të jemi ne”.

E do Partizani dhe Shehi Tiranën jasht “Final 4”?

“Me një fitore nesër ne konsolidojmë pozitat tona dhe shpresoj që të ngjitemi në renditje. Vetëm kjo ka rëndësi për ne”.

Si është gjendja e skuadrës?

“Gjendja e skuadrës është e mirë. Na mungon Atanaskoski për arsye kartonësh. Hadroj është stërvitur 100 % me grupin dhe do të shohim gjendjen e tij dhe gjatë stërvitjes së sotme, sepse është një prej lojtarëve më të rëndësishëm për ne. Do ta analizojmë me imtësi gjendjen e tij sepse nuk e duam vetëm për nesër por e duam edhe në vazhdim”.

Mesazhi juaj për tifozët…

“Tifozët kanë qenë prezent edhe në ndeshjen ndaj Dinamos dhe jemi të sigurtë që nesër do të jenë të shumtë dhe do ta përkrahin skuadrën. Nuk ka vend për thirrje sepse ata e kanë bërë punën e tyre kanë qenë gjithmonë prezent dhe e kanë ndihmuar skuadrën edhe në momente e ndeshje të mira edhe kur kemi qenë në momente dhe ndeshje jo të mira”.

Sulmi i Partizanit

“Kur në një repart ke mbipopullim ose në një pozicion ke 3-4 lojtarë sigurisht që do të ndryshoj edhe në bazë të kundërshtarit. Mund të kërkojmë  sulmues që të jenë aty dhe për të ndihmuar dhe për të krijuar hapësira për të tjerët, por mund të kemi edhe sulmues që ti marrin hapësirat. Unë mendoj që kam lojtarë të mirë në sulm dhe po të shikojmë shperndarja e golave pothuajse është e barabartë, të paktën që kur e kam marr unë ekipin. Do të vazhdojmë të zgjedhim ata lojtarë që janë më të përshtatshëm për momentin dhe për kundërshtarët. Fatmirësisht janë të gjithë të gatshëm dhe në gjendje të mirë fizike, që mund të ndryshojmë nga java në javë. Unë mendoj që më i rëndësishëm është ai që e fillon ndeshjen nga stoli jo ai që e fillon titullar”.

Analiza për Tiranën

“Çdo kundërshtar që ne përballemi e analizojmë. Patjetër që çdo kundërshtar ka pikat e dobëta dhe të forta. Tirana edhe pse nuk është në pritshmëritë e veta ose aty ku duhet të ishte unë mendoj që ka lojtarë cilësorë dhe lojtarë që të bëjnë dëm. Duan vëmendje dhe përqëndrim në çdo moment. Eshtë një përballje mes dy skuadrave që kanë lojtarë shumë cilësorë në gjirin e tyre”.

E keni ndjekur Salamin, interesohet Partizani për sulmuesin e Kukësit?

“Salamin e kam ndjekur vetëm kur është përballur ndaj nesh. Ato ndeshje që kemi luajtur ndaj Kukësit u munduam që ta neutralizojmë dhe besoj që ia kemi arritur  edhe pse në një ndeshje që shkoj tek penalltitë akoma na ka ngelur peng pasi u eleminuam nga Kukësi. Kaq mund të them për Salamin, asgjë më shumë”.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img