Sunday, May 19, 2024

Pragfinalja, Roma-Feynoord. Murinjo, flet në konferencë shtypi nga stadiumi “Air Albania”

Lexo

24 orë përpara finales së madhe të Conference League që do të luhet nesër mbrëma në kryeqytetin shqiptar duke filluar nga ora 21:00 trajneri i Romës Zhoze Murinjo ka dalë në një konferëncë për shtyp. Duke komunikuar me gazetarët  në mjediset e stadiumiut “Air Albania”, Morinjo është shprehur i emocionuar që gjendet në Shqipëri për këtë finale.

“Kemi ardhur në fund të rrugëtimit të këtij sezoni, me dy finale për t’u luajtur brenda pak ditësh, e para na jepte atë që meritonim dhe atë që kishim si objektiv që ditën e parë, që të luanim në Ligën e  Evropës, përmirësonim klasifikimin, arritëm, të fitonim atë finale aty. Për mua ajo ishte një finale ku mund të arrihej objektivi ynë, por pa e shkruar historinë, për Romën, të përfundosh në kualifikuese për Europën është diçka normale, Kjo finale është historike, që është shkruar duke ardhur këtu, për të luajtur, por kur mbërrin në finale, duhet të bëjmë të pamundurën për të shkruar historinë dhe fituar finalen”, tha në fillim të prononcimit të tij Morinjo.

Në vijim, Morinjo ka folur edhe për Shqipërinë si organizatore të kësaj finaleje të parë.  “Shqipëria është hera e parë që vij, është një nga vendet në Evropë që nuk kam vizituar më parë. Futbolli më ka çuar kudo por jo në Shqipëri. Më pëlqen të udhëtoj, më pëlqen që erdha këtu. Nuk e kam vizituar qytetin, por jam i lumtur me aeroportin se kur luajtëm ndaj Vitese, ne qëndruam në aeroport të Eindhoven për dy orë. Nuk e di pse, na kontrolluan shumë. Ndjeja se shumë nga ne trajtoheshin si kriminelë se po mundoheshin të gjenin diçka. Këtu ishte gjithçka e lehtë, ne nuk kemi mbërritur ende në hotel, por e di që është këtu në cep. Fusha është e mirë, stadiumi është shumë i bukur dhe mendoj se padyshim UEFA mund të kritikohet se stadiumi nuk ka 50-60 mijë vende, por nuk mund të kritikohet se çon futbollin kudo, që të dërgojë futbollin në vende në zhvillim. Ndaj jam i lumtur që vij këtu dhe luaj këtë finale shqiptare nëse mund ta quajmë kështu”, u shpreh portugezi i pankinës së Romës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img