Saturday, July 27, 2024

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, pret ish boksierin kampion bote, Roy Jones Jr., si edhe boksieren gjermane Ikram Kerwat,

Lexo

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli është takuar me një prej boksierëve profesionistë më të mirë të të gjitha kohërave, Roy Jones Jr., si edhe boksieren gjermane Ikram Kerwat, që stërvitët prej tij dhe që do të jetë e pranishme në turneun e boksit profesionist “Fist of Fire 2”, që mbahet në Shkodër këtë fundjavë.

Presidenti Ylli e njohu mikun amerikan me punën që KOKSH bën për mbështetjen e sportit dhe vëmendjen që tregon edhe për sportin e boksit, që vitet e fundit ka marrë një rritje të madhe profesionale.

Gjithashtu kampioni i botës në 4 kategori të ndryshme u njoh me projektet e rëndësishme të KOKSH.

Roy Jones Jr. vlerësoi maksimalisht pritjen e shkëlqyer që Presidenti Ylli kishte organizuar, ndërsa mbeti i surprizuar nga përdorimi i teknologjisë, si edhe përpjekjet që KOKSH po bën për zhvillimin e sportit në Shqipëri.

Në takimin e përzemërt në zyrat e KOKSH të pranishëm në takim ishin edhe organizatori i turnerut “Fist of Fire 2”, z. Mandi Ndou, si edhe Presidenti i Federatës së Boksit Shqiptar, z. Florent Kalivopul

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img