Saturday, April 27, 2024

(Video) Volejboll Meshkuj-Vllaznia e mbyll me fitore fazën e dytë. Mund Elbasanin dhe është gati për duelet e Play Off-it me Studentin

Lexo

Vllaznia-Elbasani  3-1(25-16, 20-25, 25-14, 25-15)

Vllaznia në volejboll për meshkuj e ka mbyllur me fitore fazën e dytë të Kampionatit Kombëtar për kategorinë e Superligës. Në javën e fundit të kësaj faze që është edhe 14-ta sipas radhës, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja priten në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipin e Elbasanit.

Kuqeblutë e drejtuar nga kapiteni Nikolin Qafarena e nisën mjaft mirë teksa dominojnë qënë pikët e para dhe e mbyllin setin e parë me shifrat 25 me 16 më fitim të tyre. Ndërkohë, në setin e dytë janë miqtë nga Elbasani që luajnë më mirë duke arritur ta fitojnë këtë set me rezultatin 20 me 25.

Barazimi me sete 1 me 1 krijoi përshtypjen se do të kishte një luftë më të fortë sportive për vazhdimënë e takimit, por këtë nuk e lejon Vllaznia, e cila duke u rikthyer në lojën e saj nuk toleron më fushë.

Seti I tretë fitohet lehtësisht 25 me 14, ndërkohë që të njëjtën pamje ka edhe seti i katërt që fitohet 25-15 duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me fitoren e merituar 3 me 1.

Pas kësaj jave është mbyllur faza e dytë duke ia lënë radhën ndeshjeve të fazës Play Off, ku sipas formulës së përcaktuar më herët nga ana e FSHV-së, Vllanzisë i takon të përballet me Studentin.

(Video) Pamje nga ndeshja e volejbollit për meshkuj, Vllaznia-Elbasani 3-1. Superliga, java e 14-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img