Sunday, October 13, 2024

Humbet me Udinezen, dorëhiqet trajneri i Lazio-s Maurizio Sarri

Lexo

E bujshme te Lazio: trajneri Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen. Lajmi vjen pak orë pas humbjes ndaj Udineses, e katërta radhazi për bardhekaltërit mes kampionatit dhe Champions League. Për momentin nuk ka asnjë informacion të mëtejshëm për vendimin e trajnerit, por në Romë tashmë flitet për zëvendësuesit e mundshëm. Sipas asaj që mësojmë, emrat më të nxehtë do të ishin ata të Rocchi, Klose dhe Gregucci.

Në Formello situata duket se është përkeqësuar në orët e fundit. Gjithçka do të kishte ndodhur pas një nate reflektimi, përpara një diskutimi me ekipin. Një lamtumirë e paralajmëruar, por ende e papritur në këto kohë.

Rezultatet e fundit ishin vendimtare në zgjedhjen e Sarrit për t’i dhënë fund marrëdhënies me Lotiton. Por jo vetëm. Për disa kohë, në fakt, marrëdhëniet mes klubit dhe trajnerit ishin ftohur për shkak të merkatos dhe objektivave të klubit. Për ndarjen zyrtare mes palëve tashmë presim vetëm një komunikim nga Lacio.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img