Friday, May 3, 2024

Holanda merr tre pikët e para me vështirësi, mund Senegalin në minutat e fundit

Lexo

Grupi A ka njohur fituesit e ndeshjeve të xhiros së parë të kësaj Kupe Bote. Hollanda i bashkohet Ekuadorit me tre pikë të grumbulluara, teksa e ka nisur këtë Kampionat Botëror me një fitore. Përballja ishte tepër e luftuar, por skuadrat menduan më shumë për mbrojtjen dhe rrezikuan pak.

Ishte Gakpo ai që me kokë e dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi në avantazh Hollandën. Goli kapi të papërgatitur Senegalin, që nuk mundi të reagonte, pavarësisht 8 minutave shtesë të akorduar nga gjyqtare. Madje, kur priteshin sekondat e fundit të takimit, Klasen shënon përsëri për Hollandën, që largohet kështu me një fitore 2-0 nga stadiumi.

Rastet e pastra munguan, taktika dhe kujdesi mbizotëruan në “Al Thumama Stadium”, teksa në fund festuan holandezët falë golave të lojtarëve të PSV-së dhe Ajaxit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img