Saturday, July 27, 2024

Shehi: Rëndësi ka fitorja dhe pse me goleadë, të jep kënaqësi

Lexo

Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të të Abissnet Superiore, Tirana-Kastrioti, u mbyll me shifrat 4-0 në favor të bardhebluve. Me 3-pikëshin e sotëm Tirana merr kryesim duke u shkëputur me një diferencë prej 2 pikësh ndaj Partizanit.

Në fundin e ndeshjes ishte trajneri Orges Shehi që foli për mikrofonin e Oversport rreth takimit.

Rëndësi ka fitorja dhe pse me goleadë, të jep kënaqësi. Është një fitore që na ruan ritmin dhe na ka kënaqur me paraqitjen. Unë u mundova të kurseja energjitë e lojtarëve, pasi kishim shumë mungesa.

Ne luajtëm të fundit dhe kundërshtarët luajtën të gjithë e kshu gjithë presioni bie mbi ty. Ne na u dha një mundësi për të dhënë më të mirën tonë, nuk jemi vetëm ne në kampionat dhe ecuria jonë është e lidhur me ecurinë e të tjerëve.

Sot ne u vëndosëm në një situatë të vështirë, kemi shumë lojtarë që ishin jashtë dhe u munduam që t’u japim minuta lojtarëve. Duke ndërthur lojtarët dhe kursyer energjitë në sigurojmë lojtarët për ndeshjen e ardhshme dhe kështu u japim një sinjal atyre të rinjve, që janë të rëndësishëm për të ardhmen.

Unë vlerësoj skuadrën time për grintën, agresivitetin, sidomos në pjesën e parë. Pasi detyruam edhe kundërshtarët që të gabojnë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img