Portieri shqiptar ka luajtur titullar në ndeshjen e Kupës kundër Cremoneses
Koha për të ndryshuar te Cagliari dhe… shenjat janë të mira. Vendimi i trajnerit Nicola për të bërë ndryshime në skuadër ka rezultuar i drejtë. Portieri shqiptar, Alen Sherri ka bërë debutimin e tij, duke luajtur gjatë gjithë ndeshjes në Kupën e Italisë përballë Cremoneses dhe ka marrë vlerësim me nota maksimale.
“Pjesa e parë e përjetuar praktikisht si spektator. Më i ngarkuar në pjesën e dytë, por gati kur thirret. Dridhet nga një pavendosmëri që rrezikon t’i japë kundërshtarit mundësinë për gol. Megjithatë, një performancë e gjitha për tu respektuar”.
Është ky vlerësimi i bërë nga mediat italiane për Alen Sherrin, portierin e Cagliarit, titullar në ndeshjen e Kupës përballë Cremoneses, të fituar me rezultatin 1-0 dhe që i jep të drejtën për të kaluar në fazën e 16-shes ku e pret Juventusi.