Saturday, April 27, 2024

Spikati në miqësoren me Suedinë, Kristjan Asllani: Kemi bërë një ndeshje dinjitoze!

Lexo

Shqipëria regjistroi humbjen e dytë radhazi në miqësoret e planifikuara për muajin mars. Pas Kilit 3-0, mbrëmjen e sotme u mund edhe nga Suedia 1-0, por këtë radhë loja e kombëtares kuqezi ka qënë dinjitoze. Një gjë të tillë e deklaroi pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, edhe mesfushori shqiptar i Interit  Kristian Asllani, i cili ishte ndër më të mirët në formacionin e Silvinjos.

“Nuk shkoi që humbëm ndeshjen. Ekipi luajti mirë, luftoi. Pas ndeshjes me Kilin humori ishte i ulët. Kemi bërë një superndeshje. Objektivi jonë është Europiani, po punojmë dhe do t’ia arrijmë sa më mirë.

Unë besoj që sot kam bërë ndeshje të mirë, mua më intereson ekipi, çfarë mendon trajneri, presidenti dhe stafi jonë.

Për mua nuk ka problem, luaj me të gjitha modulet. Kam luajtur para mbrojtjes, sot bëra këtë rolin tjetër. Si unë si Laçi sot kemi bërë shumë kilometra. Objektivi jonë e dinë të gjithë kush është”, u shpreh Asllani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img