Friday, April 26, 2024

Superiore Futboll Moshat-Vllaznia U-19 mund Tinanen 3- 1 dhe rimerr kreun e vetme pas humbjes së Shënkollit me Laçin 4-2

Lexo

Në Shkodër, sot ka pasur dy përballje të klasikes së futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana. Bëhet fjalë për futbollin e moshave-kategoria Superiore U-17 dhe U-19, takime këto të luajtuara mesditën e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës. Më herët u përballën 17 vjeçarët, ku bardheblutë dolën fitues me rezultatin 1 me 4, ndërsa sfida tjetër, ajo e 19 vjeçarëve është fituar nga Vllaznia me rezultatin 3 me 1.

Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, 0-0, në të dytën, skuadra kuqeblu e drejtuar nga Luan Zmijani ka shpërthyer me shënimin e 3 golave, njëri më i bukur se tjetri. I pari vjen në minutën e 51-të me autor Bizin, ndërkohë që dy të tjerët kanë për autor Nikajn me një dygolësh, përkatësisht në minutat 58-të dhe 80-të. Më herët ishte Avdiu për Tiranën që në minutën e 65-të shkurtoi përkatësisht diferencën e golave në 2-1, por që në fund rezultati përfundimtar ishte 3 me 1 në favor të Vllaznisë.

Në ndeshjen tjetër, Shënkolli, që pas fitores së javës së kaluar ndaj Vllaznisë kryesonte renditjen, është mundur nga Laçi në transfertë me rezultatin 4 me 2. Rezultat ky që rikthen Vllazninë U-19 sërishmi kryesuese të vetme të tabelës së klasifikimit. Në sfidën Laçi-Shënkolli U-19, për vendasit golat u shënuan nga Lleshi që tundi tre herë rrjetën e Shënkollit në minutat 22’, 75’, 78’, ndërkohë që shënoi edhe Bytyqi në të 65-tën. Për ekipin e Shënkollit që drejtohet nga trajneri shkodran, Haris Lika, golat u shënuan nga Marku 2’ dhe Gjoka 25’. Ndeshja në fjalë pati edhe dy kartonë të kuq, Faruku për Laçin dhe Shimaj për Shënkollin.

Takimi tjetër i ditës së sotme për Superioren U-19 ishte ai në mes Partizanit dhe Internacional Tirana që u fitua 3-0 nga Partizani me autorë të golave të njëjtin futbollist, Koldashin, përkatësisht në minutat 40’, 48’, 89’.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img