Saturday, October 12, 2024

Superiore, java e 12-të-Klasikja Tirana-Vllaznia, Brdariç kërkon maksimumin ndaj bardhebluve

Lexo

Përballja e fundit e vitit 2020 për Vllazninë është ajo që do të luhet të mërkurën në kryeqytet ndaj Tiranës. Një klasike e futbollit shqiptar që ofron në duel dy skuadrat më të vjetra historinë e top e këmbës së vendit tonë, që sa herë janë ndeshur njëra me tjetrën kanë dhuruar emocione. Për të mos shkuar më larg, mjafton të përmendin sfidën e luajtur në fazën e parë kur kuqeblutë arritën të fitonin në minutën e 97-të, saktësisht aksionin e fundit të kohës shtesë përmes Dungës duke i dhënë tre pikë shumë të çmuara Vllaznisë. Një takim që ky që tashmë edhe vetë trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç e vlerëson si të tillë. Duke folur në konferencen për shtyp të organizuar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” 24 orë përpara ndeshjes, kroati preku shumë elementë, ku ndër të tjera pohori se Vllaznia do të japë maksimumin e saj në fushën e lojës për të marrë rezultat pozitiv.

“Deri tani kemi luajtur në maksimumin tonë, kemi dhënë gjithë fuqinë dhe forcën tona teksa besoj se nesër do të bëjmë të njëjtën gjë dhe do jetë i njëjti rezultat. Do luajmë maksimumin e fuqive tonë, njësoj siç bëmë me Skënderbeun në ndeshjen e fundit që fituam 5-1. Korçarët janë ekip i mirë por rezultati ishte i tillë. Kemi edhe 24 orë kohë në përgatitjen e ndeshjes me Tiranën. Nuk kam asnjë mesazh për trajnerin Dede, secili ka idenë e vet. Është një ndeshje historike e rëndësishme dhe të gjithë duan të fitojnë, ndaj nuk kam asgjë specifike për t’i thënë trajnerit.”, theksoi Brdariç, ndërkohë që bëri të ditur mungesen e Da Silvës që vazhdon të jetë I dëmtuar.

Sa i përket merkatos, tekniku kuqeblu nënvizoi largimin e Lekaj për në Kosovë, si dhe paralajmëroi të njëjtën gjë edhe për Isufin, por pa dhënë destinacionin konkret të tij për pjesen tjetër të kampionatit.

Në mbyllje, i pyetur nga gazetarët për ndonjë mesazh të tij në këtë fundviti, Brdariç tha:”Ne vijojmë të njëjtën rrugë që kemi nisur. Shëndeti i lojtarëve dhe të gjithëve që merren me këtë punë ka rëndësi. Këtë punë duhet të vijojmë. Falenderoj të gjithë, mediat, Xhaferin, Voltanën, Suadin dhe gjithë ndihmësit e mi.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img