Saturday, April 20, 2024

Superiore-Java e 14-të, Vllaznia ushtron presion nga Kukësit në “Elbasan Arena”, por pjesa e parë 0 me 0

Lexo

Mbyllet në barazim pa gola, pjesa e parë e ndeshjes Kukësi-Vllaznia, e cila po luhet në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 18.88. 45 minutëshi i parë ka folur më tepër për Vllazninë, e cila krijoi më shumë volum loje. Madje, në sekondat e fundit të minutës së dytë shtesë, kuqeblutë ishin shumë pranë golit të avantazhit, por gjuajtja e kalibruar diagolane nga distanca e Floart Jonuzit ka shkuar ngjitur me trekëndëshin e majtë të portës kukësiane të mbrojtur nga portjeri Tafa.

Nga ana tjetër, Kukësi si pritës që konsiderohej si më shumë favoritë në këtë ndeshje ka bërë shumë pak duke qënë më i tërhequr në fushën e lojës. Për Kukësianët, vetëm minutat e para ishin më të mira kur edhe rrezikuan kur në minutën e 27-të, ishte pranë shënimit të golit të avantazhit, por portjeri Zogoviç e ndal topin mbi vijën fatale, pas tentativës me kokë të Leirës.

Një pjesë e parë që regjistroi edhe tre kartonë të verdhë, dy në dëm të Vllaznisë me Isaevskin dhe Krymin, si dhe një për kukësit për Dragoshin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img