Thursday, May 16, 2024

Superiore, sot tre sfida interesante në aksin, Shkodër-Rrogozhinë-Korçë

Lexo

Superiorja do te vije diten e sotme me 3 sfida mjaft interesente qe ve perballe 6 ekipe qe kan “detyrim” fitoren. Do te luhet ne aksin Shkoder–Rrogozhine–Korçe.

Gjithçka do te startoje me duelin e Rrogozhines,ku Egnatia pret Laçin. Nje sfide mes te barabarteve,pasi te dyja ekipet ne 4 jave kampionat kan grumbulluar nga 7 pike. Humbja e Tiranes ndaj Erzenit ben qe sfida mes rrogozhinasve dhe kurbinasve te jete me e luftuar,me dy ekipet qe synojne te jene lider te klasifikimit. Ky takim do te nis ne oren 15:00.

Nderkohe ne oren 18:00 do te jete radha e nje tjeter takimi mjaft interesant. Skenderbeu pret Kukesin. Korçaret kerkojne te rikthehen te fitorja ne kampionat,ndersa nga ana tjeter verilindoret kan “detyrim” fitoren e pare te sezonit.

Per te ulur siparin e ndeshjeve te javes se 5-te eshte sfida mes Vllaznise dhe Teutes. Ky takim do te luhet ne “Loro Boriçi” duke nisur qe nga ora 20:15. Si shkodranet ashtu edhe durrsaket do te synojne vetem 3 piket per tu renditur ne zonen “Final-Four”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img