Sunday, December 1, 2024

Test pozitiv i Vllaznisë U-21, mund Teuten në miqësore 2 me 4

Lexo

Për sezonin e ri futbollistik 2020-2021, Federata Shqiptare e Futbollit ka programuar rikthimin e kampionatit të 21 vjeçarëve, një kampionat ky që më heret është quajtur kampionati i Shpresave. Sipas orientimit nga strukturat e federates, ekipet U-21 do të funksiunojnë në të gjitha skuadrat e Superiores, çka pritet që edhe rivaliteti dhe cilësia të jenë në nivelin e kërkuar. Siç është bërë me dije edhe më heret nga VeriuSport, skuadra e 21 vjeçarëve është krijuar edhe në Shkodër, vendim ky që është shoqëruar në të njëjtën kohë me shkrirjen e skuadres së Vllaznisë B. Në pritje të ndeshjeve zyrtare të kampionatit kombëtar, shorti i të cilit do të hidhet në oren 11.00 të së hënës në mjediset e stadiumit Air Albania, tekniku i Vllaznisë U-21, Fatjon Hasani, zhvilloi një ndeshje miqësore me Teuten e Durrësit. Takimi i luajtur në transferte ka rezoltuar pozitiv për skuadren kuqeblu, e cila e ka fituar ndeshjen me rezultatin 2 me 4. Pjesa e parë është mbyllur me fitoren e skuadres durrsake me një gol të shënuar në minuten e 20-të. Ndërkohë, me të filluar pjesa e dytë durrsakët e drejtuar nga trajneri Gentjan Begeja kanë dyfishuar avantazhin me një gol tjetër shënuar në minuten e 49-të nga pika e penalltisë. Kaq ishte për vendasit, sepse më pas komanden në fushën e lojes e merrë Vllaznia, e cila tund katër herë me radhë rrjetën e portes durrsake. Goli i Eraldo Dedes në minuten e 53-të me penallti dhe më pas i Armir Osmanit në të 59-ten barazojnë rezultatin në 2 me 2. Për fitoren ka menduar Brendon Stafa që me dopieten e tij, përkatësisht në minutat 70 dhe 86 i jep fitoren Vllaznisë U-21 me rezultatin 2 me 4. Jo vetem fitorja, por në përgjithësi edhe loja cilësore e skuadrës ka bërë që stafi teknik me trajnerin e parë Fatjon Hasani, si dhe dy kolegët e tij, zëvendestrajneri Nefail Zhejani dhe trajneri i portjerëve Elis Dervishi të mbeten të kënaqur duke qënë njëherazi optimist për një përfaqësim dinjitoz në kampionat.

Formacioni i Vllaznisë U-21 përballë Teutes ishte ky: Shkoza, Peku, Sekja, Kraja, Bushaj, Mali, Leka, Dulaj, Rrasa, Deda, Osmani. Në pjesen e dytë u aktivizuan, Brendon Stafa, Rigers Xhahysa, Klesti Troshani, Arlendo Dodani dhe Joald Ivziku.

G. M

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img