Saturday, April 20, 2024

Teuta, midis largimeve dhe rikonfirmimeve

Lexo

Ikën Frashëri, por vjen Pano Qirko, vjen Valport dhe zgjatet kontrata me Emiljano Vila

Ka largime, por ka edhe rikonfirmime. Kështu, Emiljano Vila do të vijojë të jetë pjesë e kampiones në fuqi, Teutës, edhe për të paktën një sezon. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi durrsak ka bërë me dije se ka palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre. Vila është një titullar i padiskutueshëm te skuadra e Teutës, teksa dha një kontribut të çmuar në sezonin e shkuar ku “Djemtë e Detit” u shpallën “kampionë”.

“Pas një viti të suksesshëm me fanellën blu, lojtari dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe për një sezon”, – shkruhet në njoftimin e klubit. Më herët, klubi i Teutës ka bërë zyrtare blerjen e radhës, teksa ka prezantuar holandezin Arsenio Valpo’ort, i cili luan si sulmues krahu i cili konsiderohet si zëvendësuesi i Dejvi Bregut.

Kjo cilësohet si blerje tepër e rëndësishme për klubin e “Djemve të detit” duke parë karrierën e tij ku është aktivizuar në Holandë me skuadra si Herenven, Zvolle, Dordreht, Ekslesior, Almere Siti, në Izrael me Beitarin e Jeruzalemit dhe në Hungari me Ferencvaroshin.  Ndërkaq, pas mbylljes së bashkëpunimit me Stivi Frashërin, është portieri vlonjat që mbylli sezonin me Bylisin në Kategorinë Superiore, Pano Qirko, ai pritet të zyrtarohet tek Teuta.

Ai do të bëjë takimin e fundit me presidencën ballshiote, stafin dhe shokët në ekipit, e më pas do të udhëtojë drejt Durrësit, ku edhe e pret prezantimi me skuadrën e re, Teutën, që është e katërta për të në Superiore pas Flamurtarit, Tiranës dhe së fundmi Bylisit. Pas një sezoni në Ballsh si titullar, Qirkos iu ble kartoni nga Teuta.

Klubet nuk kanë dashur të bëjnë publike shumën e transferimit, ndërkohë që pas largimit të Stivi Frashërit, me shumë mundësi vlonjati do të jetë portieri titullar i kampionëve në fuqi të Shqipërisë. Aktualisht “djemtë e detit” kanë në dispozicion edhe maqedonasin Bobi Celeski, por gjithashtu portierin e ardhur nga të rinjtë, Endri Dema.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img