Saturday, July 27, 2024

Uolverhampton vendos në dyshim “VAR”-in, Premier Liga mendon ta heqë

Lexo

Me “VAR” apo pa “VAR”? Kjo dilemë hamletiane është rikthyer në futbollin anglez, pasi pritet që klubet e Premier Ligës do të votojnë, në asamblenë e tyre vjetore të muajit të ardhshëm, nëse  do ta heqin nga përdorimin duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Sistemin e Ndihmës-Gjyqtarit të Videos.

Një gjë e tillë është raportuar fillimisht nga mediat britanike, por më pas është konfirmuar edhe zyrtarisht, teksa është mësuar se Uolverhampton Uondërërs i kanë bërë një kërkesë formale Premier Ligës, çka ka aktivizuar automatikisht edhe një votim, kur 20 klubet anëtarew të takohen në Herrougejt më 6 qershor 2024. Klubi në fjalë ka deklaruar se Sistemi i “VAR”-it u fut në përdorim në “në mirëbesim”, por ka çuar në “një numër pasojash të paqëllimshme negative, që sidoqoftë kanë dëmtuar marrëdhënien midis tifozëve dhe futbollit”.

VAR-i u fut në përdorim në 2019-ën për të ndihmuar gjyqtarët e fushës në vendimet kyçe të një ndeshjeje, por ka patur një numër vendimesh kontradiktore në disa raste ku është përfshirë teknologjia gjatë këtij sezoni. “Çmimi që ne po paguajmë për një përmirësim të vogël të saktësisë së vendimeve shkon përkundër shpirtit të kësaj loje”, – vijonte më tej deklarata e klubit të Vulverhemptonit. Premier Liga deklaroi se “i pranonte shqetësimet” rreth Sistemit të Ndihmës-Gjyqtarit të Videos (VAR), por “e mbështet plotësisht” teknologjinë dhe do të vazhdojë me organizmin e gjyqtarëve për ta përmirësuar situatën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img