Sunday, December 1, 2024

Valur(ISL)-Vllaznia, Të enjten, ora 21:00(Europa Conference League). Kuqeblutë kërkojnë rezultat pozitiv në transfertë dhe kualifikim në ndeshjen e kthimit me 18 korrik në “Loro Boriçi”

Lexo

Ballafaqimin e parë të turit të parë në Europa Conferencë Europa League, Vllaznia do ta luajë mbrëmjen e së enjtes në transfertën e largët të Islandes. Do të jetë pikërisht ora 21:00, kur kuqeblutë e drejtuar nga tekniku Thomas Brdariç do të zbresin në fushën e stadiumit të Rejkjavikut për t’u ndeshur me skuadrën vendase, Valur. Një sfidë kjo e vështirë për kuqeblutë, por që në objektivin e tyre është marrja e një rezultati pozitiv që në ndeshjen e parë, për t’i paraprirë një kualifikimi të mundshëm në ndeshjen e kthimit që luhet me datë 18 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”.

Për të mbërritur derinë këtë ditë të ndeshjes zyrtare, kuqeblutë zhvilluan një periudhë përgatitore plot një mujore. E n isën me seancat stërvitore në Shkodër, mes të cilave ishte edhe një ndeshje miqësore përballë malazezëve të Buduçnostit të cilën e humbën 1-3. Më pas, erdhi zhvendosja në Bosnje-Hercegovinë për një process themelor në kampingun stërvitor të Medjugorjes ku u zhvilluan edhe dy ndeshje miqësore përballë skuadrave boshnjake.

Dy miqësore këto që u shoqëruan me dy fitore, 0-1 ndaj nënkampiones së kampionatit të Bosnje-Hercegovinës Zrinjski Mostar 0-1 me gol të shënuar nga kapiteni Bekim Balaj, si dhe 1-3 ndaj HSK Posunje me golat e shënuar nga Kahrimanoviç, Dodaj dhe Çoba.

Dy fitore këto, që edhe pse miqësore kanë dhënë impaktin pozitiv në radhët e skuadrës, jo vetëm në aspektin psikologjik, por edhe në kolaudimin e formacionit të parë,  që atshmë Brdariç e ka krejt të qartë se cilët futbollist do të hedhë në fushën e lojës  me 11 korrik në Rejkjavik përballë skuadrës vendase Valur.

Përgjithësisht forma sportive e skuadrës duket Ok, ku përjashtim bën vetëm sulmuesi Ildi Gruda, i cili falë problemeve shëndetësore është jashtë planeve  për sfidën e parë. Shqetësime muskulore ka shfaqur gjatë dy ditëve të funtit edhe mesfushori Klinti Qato, por që sipas stafit mjekësor, futbollisti i ardhur nga Laçi ku luajti sezonin e kaluar, pritet të rikuperohet për ndeshjen e 11 korrikut.

Krahas kontigjentit kuqeblu të sezomit të kaluar me në krye kapitenin Bekim Balaj, pozitive për stafin teknik është forma e mirë që po paraqesin ardhjet e reja, duke nisur nga dy krahët e repartit të prapavijës, Erdenis Gurishta dhe Melos Bajrami, si dhe treshja e mesfushës që shërbejnë edhe për sulmin, Ardit Deliu Klinti Qaton dhe Amir Kahrimanoviç.

Sa i përket merkatos, për momentin ajo është stopuar, të paktën deri pas ndeshjes së parë me Valur, por që drejtuesit e klubit bëjnë të ditur se janë të hapur edhe për një alternativë tjetër për llogari të repartit të sulmit, për të mbyllur pikërisht atë hapësirë e cila në fakt ishte planifikuar për Valor Ahmetin, por që për arsye të ndryshme nuk u realizua,

Një tjetër e re në kampin kuqeblu ka të bëjë me lënien të lirë të sulmuesi Lumala Abdu, i cili dhe konsumoi një pjesë të mirë të përgatitjes në gjirin e kuqebluve, stafi teknik ka vendosur që nuk është i vlefshëm për skuadrën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img