Friday, April 26, 2024

(Video) Atletikë-Qipro/Atleti i talentuar shkodran, Franko Burraj fiton Medaljen e Artë në European Third Legue

Lexo

Franko Burraj nuk di të ndalet. I shoqëruar nga trajneri i tij personal, Bruno Rrotani, atleti i talentuar shkodran është pjesëmarrës në një aktivitet shumë të rëndësishëm ndërkombëtar, European Third Legue, që po zhvillohet në Qipro.

Mbrëmjen e sotme, Burraj konkuroi në garën e tij të preferuar, atë të vrapimit 400 metra duke bërë një paraqitje shumë të mirë. 46 sekonda dhe 80 të qindta ishte rezultati i arritur nga shkodrani, që e renditi atë të parin mes të gjithë konkurentëve duke merituar njëkohësisht medaljen e artë.Të dielen është dita e dytë e garave të European Third Legue, dhe Franko do të jetë përsëri në garë, këtë radhë për vrapimin e  200 metrave. Nga Qipro, Burraj dhe trajneri i tij Rrotani, premtojnë për Veriu Sport, për një rezultat pozitiv edhe në këtë displinë duke synuar edhe këtu të futen në zonën e medalje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img