Sunday, April 28, 2024

(Video) Fantastike! Boksieri kuqezi, Adam Maca i klubit “North Boxing Albania”, kualifikohet në finalen e Botërorit të Armenisë

Lexo

Një lajm fantastik vjen nga Yerevan i Armenisë, aty ku që prej datës 24 nëntor po zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Botëror të Boksit U-16 2023. Boksieri i klubit të boksit shkodran, “North Boxing Albania”, konkurues në peshën deri në 57 kg arrin të kualifikohet në finalen e këtij botërori.

I drejtuar nga trajneri i kombëtares së Shqipërisë Klaudio Çekini, njëkohësisht edhe drejtues i klubit “North Boxing Albania” në Shkodër, Adam Maca po bën një figurë shumë të mirë sportive, teksa arriti të fitojë tre ndeshjeve radhazi. Fillimisht kualifikim me short, pastaj duke eleminuar Ibromihov Pahlovonjon të kombëtares së Uzbekistanit kualifikohet në turin çerekfinal, duke pasur përballë me boksierin nga Bjellorusia, Tsimu Siankevich, ndeshje tw cilwn e kalon me një sukses të plotë, madje duke e detyruar kundërshtarin të dorëzohet në raundin e dytë.

Kualifikimi në gjysëmfinalen e Botërorit, ishte një sukses jashtë zakonisht i madh, pasi, pavarësisht nga rezultati i këtij turi, një boksier shqiptar kishte garantuar ngjitjen në podium për medaljen e bronxtë.

Por, Adam Maca dhe trajneri i tij Klaudio Çekini kërkonin më shumë.  Dhe, në ndeshjen e pasdites së sotme, talenti Adam Maca arriti të mposhtë edhe rivalin tjetër gjysëmfinalist, boksierin e kombëtares nga Afganistani, Sahak Amanollah.

Një fitore historike kjo që e kualifikon Adam Macen në finale, aty ku gjen kundërshtarin nga Rusia, Koszlov Platon, dueli mes të cilëve do të përcaktojë se kush do të jetë fituesi i medaljes së artë në peshën deri në 57 kg.

Veriu Sport, uron boksierin kuqezi, Adam Maca dhe trajnerin e tij të klubit shkodran  “North Boxing Albania” dhe njëkohësisht të ekipit kombëtar, Klaudio Çekini, për këtë rezultat kaq pozitiv duke u kualifikuar në finalen e Kampionatit Botëror U-16 që po zhvillohet në Armeni. Dhe, njëkohësisht, një urim tjetër, me shpresë dhe besim që do të kalohet me sukses edhe takimi final, për të sjellë në Shqipëri medaljen e artë të kampionit botëror me protagonist, talentin Adam Maca, që do të ishte një dhuratë fantastike për tërë kombin shqiptar.

(Video) Pamje nga ndeshja e gjysëmginale e botërorit të boksit U16, Armeni 2023, ku boksieri shqiptar, Adam Maca, fitoi ndaj boksierit nga Afganistani, Sahak Amanollah.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img