Saturday, May 11, 2024

(Video) Pragndeshja, Egnatia-Vllaznia. Trajneri rrogozhinas, Edlir Tetova, në konferencë shtypi: Vllaznia është një skuadër me shumë histori dhe duhet të bëjmë kujdes ndaj saj!

Lexo

Egnatia dhe Vllaznia, përballen nesër në kuadrin e javës së 15-të të Abissnet Superiore. Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve në javën e kaluar, dhe që të dyja në transfertë, rrogozhinasit në Laç dhe Vllaznia në Durrës. Që të dyja kanë rëndësinë e tyre, ku për Egnatian, tre pikëshi vlejti për të marrë kryesimin të vetëm në tabelën e klasifikimit, ndërkohë që për kuqeblutë, kjo fitore ka qënë shumë i rëndësishëm, pasi, jo vetëm që riktheu qetësinë dhe moralin në kampin kuqeblu, por ngjitgjen me një pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Skënderbeu.

Një gjë të tillë e ka konstatuar edhe trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, i cili gjatë konferencës për shtyp të organizuar nga zëdhënësi i shtypit i klubit rrogozhinas, Xhevdet Zekaj, e pranoi se kuqeblutë do të mbërrijnë në Rrogozhinë me një atmosferë shumë më të ngrohtë dhe optimiste sesa në ndeshjet e mëparshme.

Ndër të tjera, Tetova, tha se Vllaznia është një skuadër me shumë histori dhe se duhet të bëjmë kujdes ndaj saj. Megjithatë, ai garantoi se Egnatia do të luajë me objektiv marrjen e fitores së radhës duke mos e pasur fare mendjen tek derbi i kryeqytyetit, pasi tre pikët ndaj Vllanzisë, do të vazhdonin ta mbanin në krye të renditjes.

(Video) Prononcimin e plotë në video, të trajnerit Edlir Tetova në pragndeshjen, Egnatia-Vllaznia, mund ta ndiqi në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img