Sunday, May 19, 2024

(Video) Futboll Femra-Vllaznia, finalistja e parë e “Final 4”. Pas fitores në kryeqytet 0-3, kuqeblutë fitojnë 7-0 edhe gjysmëfinalen e dytë në Shkodër dhe presin finalen e madhe për titullin kampion

Lexo

Vllaznia-Partizani  7-0(Shënuese: Gresa Berisha 14’, Klaudia Borçi 32’, Rrezona Ramadani, 48’, 62’, 80’, Jehona Shalaj 66’, Esi Lufo 79)

Me dy fitore, 0 me 3 në transfertë në gjysmëfinalen e parë dhe 7-0 sot në gjysmëfinalen e dytë, Vllaznia e futbollit femra është kualifikuar në finalen e madhe të kampionatit kombëtar, “Final 4”.

Gjysmëfinalja e dytë u luajt mesditen e së martës në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës duke pasur në fushën e lojës vetëm një protagonist. Ai ishte ekipi i Vllaznisë, i cili i drejtuar nga trajneri Nikolin Leka dominoi të gjithë ndeshjen nga minuta e parë deri në atë të 90-të.

Serinë e golave për skuadrën kuqeblu e hapi Gresa Berisha, për t’u pasuar me një gol tjetër të Klaudia Borçit, gola këto që mbyllin pjesën e parë me rezultatin 2 me 0 në favor të Vllaznisë.

45 minutëshi i dytë i ndeshjes vazhdon me të njëjtën linjë ashtu si edhe ai i pari. Madje, në këtë pjesë loje, edhe në formacionin e parë ka shumë ndryshime, shënohen edhe pesë gola të tjerë, ndër të cilët tre mbajnë firmën e Rrezona Ramadanit, një Esi Lufos dhe një tjetër të Jehona Shales.

Përfundimisht, rezultati i kësaj nde4shje është 7 me 0 në favor të Vllaznisë, që duke i shtuar edhe fitoren 0-3 të ndeshjes së parë, shifrat e përgjithshme shkojnë në 10 me 0 në favor të Vllaznisë.

Kësisoj, që sot, Vllaznia e drejtuar nga dyshja e trajnerëve, Nikolin Leka dhe fabiol Rexhepi e shikon veten zyrtarisht finaliste e Kampionatit Kombëtar dhe pret të mësojë emrin e finalists tjetër që do të dalë nga përballja e gjysmëfinales tjetër, Apolonia-Tirana, ku 90-të minutat e ndeshjes së parë të luajtur në Tiranë janë mbyllur në barazim, 1-1.

(Video) Pamje nga ndeshja e dytë gjysmëfinale e fazës “Final 4”, Vllaznia-Partizani, 7-0.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img