Tuesday, November 5, 2024

(Video-Intervista) Situata te Tërbuni dhe shpresat për rikthimin në Kategorinë e Parë. Flet komentatori sportiv pukjan, Gani Pemaj

Lexo

Ndonëse një skuadër me emër dhe traditë prej shumë vitesh në futbollin shqiptar, ku krahas kategorisë së parë ka luajtur edhe në Superligë, madje duke sfiduar edhe ekipe kampion, për sezonin futbollistik 2023-2024, Tërbuni i Pukës falë një mase ekstreme dënimi që pati marrë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, këtë sezon futbollistik luan në kategorinë e dytë.

Një kategori që kurrësesi nuk është për këtë këtë klub, por megjithatë edhe pse vemendja dhe mbështetja nga Bashkia Pukë nuk ka qënë e pakët, Tërbuni nuk arriti të jetë lider gjatë pjesës së parë të kampionatit duke ia lënë këtë pozicion Besëlidhjes dhe Valbonës që duelojnë për kualifikimin në kategorinë e parë.

Ndërkohë, falë një përmirërimi të dukshëm në fazën e dytë, Tërbuni ka arritur të rikuperojë shumë dhe tashmë është ndër katër më të mirat e kampionatit duke pritur fazën Play Off për të siguruar një “biletë” kualifikusese në kategorinë e parë.

Për situatë aktuale në kampin e Tërbunit dhe pritshmëritë për të ardhmen bën fjalë edhe intervista që Veriu Sport bëri me gazetarin dhe komentatorin e njohur pukjan, Gani Pemaj, pasionantin e spikatur sportive të këtij qyteti që e ndjek Tërbunin në të gjitha ndeshjet, brenda dhe jashtë Pukës.

(Video) Intervista me gazetarin dhe komentatorin e njohur sportiv të Pukës, Gani Pemaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img