Një javë para startit të sezonit të ri futbollistik për kategorinë e dytë, KF Shiroka është gati, teksa këto ditë po i jep dorën e fundit përgatitjeve.
Veriu Sport, ishte i pranishëm në seancën e datës 5 shtator zhvilluar në fushën e stadiumit “Reshit Rusi, e cila si zakonisht, falë edhe ngarkesës që ka me ekipet e Akademisë Futbollit Vllaznia si dhe ekipet e futbollit femra, seancat stërvitore janë të planifikuara në orët e mbrëmjes të shoqëruar me prozhektorët përkatës.
E drejtuar nga dy spanjollët, Pablo Ríos Freire trajner i parë, Jaime Ramia, trajner i dytë si dhe drejtori sportiv Ardit Mani, seanca në fjalë zgjati mbi 120 minuta, gjatë së cilës u pa një seriozitet, përkushtim dhe mobilizim maksimal për marrjen e ngarkesave të programuara.
Javën e parë Shiroka d kategoris së dytë, grupi A, luan në transfertë përballë Erzenit të Shijakut, për të cilën në kampin shirokas ka optimizëm për fitore, duke pasur objektiv të nëjnë të njëjtën gjë edhe në javën e dytë ku presin në shtëpi Partizanin B.
Ndërkohë, në prononcimin që spanjolli Pablo Ríos Freire dha për Veriu Sport, u shfaq entuziast për një prezantim të suksesshëm të Shirokës në sezonin e ri futbollistik duke rikonfirmuar objektivin e vetëm, kualifikimin në kategorinë e parë.
Ndër të tjera, tekniku spanoll Pablo, vlerësoi bashkëpunimin me dy kolegët e tij të stafit Teknik si dhe presidentin Ergi Axhani, të cilët sipas tij janë një garanci për arritjen e rezultateve pozitive.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit spanjoll të Shirokës, Pablo Ríos Freire, si dhe pamje nga seanca stërvitore e fundjavës për shirokasit, mund t’I ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


