Vedat Muriqi lë Majorkën dhe kthehet në Turqi, te Fenerbahçe. Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer sezonin e fundit në La Liga, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, ndërsa tani është mësuar zyrtarisht se do të veshë sërish fanellën e Fenerbahçes.
Shtypi sportiv turk bën me dije se Majorka do të përfitojë rreth 15 milionë euro nga transferimi i Muriqit. Shuma në fjalë do të paguhet me 3 këste nga klubi turk, ndërkohë që Majorka ka ruajtur edhe 10% të vlerës së një shitjeje të ardhshme të sulmuesit.
Muriqi ka spikatur më parë te Fenerbahçe dhe më pas kaloi te Lazio në Itali, para se të zhvendosej në Spanjë te Majorka. Tani kthehet sërish në Turqi.


