Friday, May 17, 2024

(Video) Talenti Adam Maca dhe trajneri i tij Klaodio Çekini në Europianin e boksit të Kroacisë për të fituar medaljen e Artë

Lexo

Është kampion Europe për kategorinë e moshës U-16 ndërkohë që në Kampionatin Botëror u rendit i dyti duke merituar medaljen e argjendë, ndërkohë që në Europianin e moshës U-18 që zhvillohet pas pak ditësh, Adam Maca kërkon një të artë tjetër.

Talenti i boksit shqiptar Maca, do të shoqërohet në këtë Europian nga trajneri i tij Klaodio Çekini, që të dy pjesë e klubit Boxing North Albania me qëndër në Shkodër.

Në prononcimin e  dhënë për Veriu Sport, trajneri Klaodio Çekini, bën të ditur se në këtë Europian Maca konkuron në një moshë më të madhe, por gjithësesi objektivi është për të marrë medaljen e artë.

Krahas Adam Macës, në palestrën e boksit Boxing North Albania me qëndër në Shkodër stërviten edhe shumë talente të tjerë, mes të cilëve spikat edhe Jurgen Lazri, për të cilin trajneri Çekini bën të ditur se me këtë boksier do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Europianin e U16 që zhvillohet në qershor duke pasur të njëjtat objektiva për fitimin e medaljes së artë.

Në mbyllje, trajneri Çekini ka edhe një mesazh në drejtim të Bashkisë Shkodër dhe Ministrisë së Sporteve për të qënë korrekt në lidhje me vendimet e marra nga vetë qeveria shqiptare për shpërblimin e sportistëve që fitojnë medalje në eventet ndërkombëtare. Dhe, sipas tij, me medaljen e argjendtë të nënkampionit të Botës, Adam Maca e meriton një gjë të tillë, ndërkohë që për ironi të fatit, sportisti dhe trajneri  kanë udhëtuar me shpenzimet e veta personale në Armeni dhe deri më sot, edhe pse ka pasur premtime të ndryshme, nuk ka akoma asnjë sinjal në këtë drejtim.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Klaodio Çekini mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img