Saturday, July 27, 2024

(Video) Vllaznisë U21, i ikën fitorja nga duart. E barazon Bylisi në sekonden e fundit të shtesës(3-3). Trajneri Borshi: Mund ta kishim mbyllur 5 me 1!

Lexo

Vllaznia U21-Bylis U21,  3-3(Golat për Vllazninë U21: Yago 7’, Delaj 51’, Ajdareviç 60’)

Vllaznia U-21 dhe Bylis U-21, janë përballur pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës në kuadrin e Kampionatit Kombëtar të Superligës U21. Një ndeshje kjo e mbyllur në barazim 3 me 3, ku goli i barazimit për skuadrën mysafire është shënuar ne sekondën e fundit të takimit. Themi kështu, pasi, me t’u vënë topi në mesin e fushës, arbitri ka vërshëllyer tre herë duke mbyllur të gjithë ndeshjen në barazpeshë 3 me 3.

Një rezultat që ka shtangur kuqeblutë e fushës, si dhe tifozët e shumtë që e ndiqnin ndeshjen prej së afërmi. Ballshiotët i janë gëzuar kështu pikës së marrë në transfertën e Shkodrës, por për hirë të së vertetes, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi kanë qënë dominues gjatë të gjithë ndeshjes, dhe me rastet e krijuara, ndeshja mund të mbyllej fare mirë edhe me rezultatin 4 me 2.

Pa u kthyer më herët në kohë, kur avantazhi i Vllaznisë ishte 3 me 1, me rastet e shumta të shpërdoruara, ndeshja mund t’u mbyllte edhe me shifrat 4 apo 5 me 1, por rasti më flagrant ishte ai i minutës së 88-të, kur një depërtim mjeshtror i Antonio Delajt në fundoren e djathtë shërbehet për Bajramin në zonën e 5 metërshit që ballë për ballë me portjerin mik, shpërdoron.

Futbollistët e Bylisit marrin zemër dhe ngulmojnë deri në sekondën e fundit të shtesës, pikërisht atëherë kur arrijnë të shënojnë golin e barazimit duke e mbyllur të gjithë ndeshjen në barazim, 3 me 3.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi flet me keqardhje që shpërdoruan aq shumë, dhe ndërkohë që kishin mundësi ta mbyllnin ndeshjen me rezultat të thellë ndëshkohen në limitin e krejt takimit.

Për t’u theksuar është se në të dy formacionet e ekipeve kundërshtare u aktivizuan shumë futbollistë nga ekipi i parë, kryesisht ato lojtarë kanë patur më pak hapësira aktivizimi në ekipet e tyre të para respektive.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllanzisë U21, Ergi Borshi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img