Wednesday, May 1, 2024

(Video)Vllaznia U-21, i mëson ekipit të parë sesi fitohet titulli! Kuqeblutë mundin Teuten në transfertë 2-3 dhe shpallen kampionë dy javë para mbylljes së kampionatit. Shënojnë Shpuza dhe Delaj

Lexo

U-21: Teuta-Vllaznia 2-3

(Shënues: Çyrbja 71’, 77’ / Salobehaj (aut) 14’, Shpuza 18’, Delaj 36’

Teuta: Salobehaj, Kurti, Muka, Zaimaj, U. Hoxha (Berisha 41’), Çejku, Bebeziqi, Tepshi, Çyrbja, Salillari (Mhilli 86’), Oshafi (në dispozicion: E. Hoxha) Trajner: Gentian Begeja

Vllaznia (4-2-3-1): Shkoza, Xhilaj, Pusi (Bushaj 60’), Paloka, Spahija, Dulaj, Peku, Maliqi (Zahi 73’), Pjeshka, Delaj (Bizi 61’), Shpuza (Troshani 90’). Trajner: Elvis Plori

Gjyqtar: F. Hysa, A. Kyçyku, K. Shehi, E. Bala, A. Kalemi

Vllaznia U-21 e drejtuar nga trajneri Elvis Plori është kampione e Shqipërisë për sezonin futbollistik 2022-2023. Një lajm ky shumë i gëzuar për opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë, aq më tepër kur vjen në një moment aspak të mirë që po kalon skuadra e parë. Në një farë mënyre, kuqeblutë 21 vjeçarë i tregojnë skuadrës së parë sesi fitohet titulli kampion.

Ka qënë fitorja 2-3 e realizuar sot në transfertë me ekipin durrsak Teuta, ajo që ka zyrtarizuar Vllazninë U-21 kampione të Shqipërisë. Një fitore kjo që u firmos që në pjesën e parë e fituar me rezultatin 0 me 3 nga Vllaznia, fillimisht me një autogol të vendasve me Salobehaj në minutën e 14-të, për të vijuar më pas me dy golat e tjerë me autor Shpuzën në të 18-tën dhe Delajn në të 36-tën.

Në 45 minutat e dyta, janë durrsakët të cilët luajnë më mirë duke arritur të shënojnë dy gola njëri pas tjetrit me të njëjtin autor, Çyrbjen, përkatësisht në minutat 71 dhe 77-të. Me këtë rezultat minutat e mbetura janë shumë të dyluftuara, por gol nuk ka më duke shpallur Vllazninë fituese të kësaj ndeshje me rezultatin 2 me 3.

Tre pikët e sotme të fituara në Durrës, përballë humbjes që pësoi rivali më i afërt, Bylisi e mbajnë Vllazninë në kuotën e 39-të pikëve por duke e thelluar diferencen me vendin e dytë në 7 pikë. Që do të thotë se skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Elvis Plori duke pasur në krah kolegët Ergi Borshi, Eli Dervishi, Fatjon Kadia, të jetë matematikisht kampione dy javë përpara përfundimit të kampionatit.

(Video) Vllaznia U21 duke festuar pas ndeshjes, Vllaznia-Teuta 2-3, titullin kampion 2022-2023

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img