Saturday, July 27, 2024

Vllaznia kërkon mbështetjen e tifozëve për të mundur Partizanin: Nuk duhet të mungoni, ju presim në “Air Albania”, sonte ora 20:00! Thirrjes së klubit, i përgjigjet edhe komuniteti shkodran që jeton në Tiranë

Lexo

Kuqeblutë e Vllaznisë janë të karikuar për të marrë një rezultat pozitiv në përballjen e sotme që do të kenë në stadiumin “Air Albania”, sfidë e cila do të nis në orën 20:00. Tekniku Qatip Osmani ka gati emrat, formacionin dhe stategjinë për të bërë më të mirën e mundshme në këtë ballafaqim rivalësh të zonës “Final 4”.

Por, për të qënë sa më komod në mposhtjen e të kuqve, drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia kërkojnë të kenë mbështetjen e tifozëve kuqeblu.

“Duke shpresuar se ata do të jenë të pranishëm ashtu siç kanë bërë gjithmonë në ndeshje të tilla të rëndësishme, ju kujtojmë se për grupimin “Vllaznit Ultras” është rezervuar tribuna S, ndërsa për pjesën tjetër të tifozëve është në dispozicion tribuna në pjesën qendrore të stadiumit.

Forca Vllaznia!”, është postimi që KF Vllaznia ka bërë në faqen zyrtare.

Në mbështetje të kësaj thirrjeje, por edhe në bazë të traditës së kahershme, krahas tifozëve që do të udhëtojnë nga qyteti i Shkodrës, thirrjes së klubit kuqeblu i janë përgjigjur edhe shumë qytetarë shkodranë që jetojnë prej vitesh në kryeqytet, të cilët, të gjithë së bashku, edhe me ato që vijnë nga Shkodra, pritet të krijojnë një ansambël fantastik shoqëruar edhe me dekorin kuqeblu në tribunat e stadiumit kombëtar, “Air Albania”.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img