Saturday, July 27, 2024

Vllaznia nuk ndalet, fitorja e pestë radhazi! Kuqeblutë mundin, 0-1 Erzenin dhe i marrin Tiranës vendin e tretë në renditje

Lexo

Pesë ndeshje, pesë fitore, ky është bilanci i Vllaznisë në pesë takimet radhazi të Abissnet Superiore. E pesta, ose në mund ta themi e gjashta në shtatë ndeshjet e fundit, u regjistrua sot në ballafaqimin e transfertës ndaj ekipit shijakas, Erzeni.

Një sfidë kjo shumë e dyluftuar nga të dyja skuadrat, me një fillim më të mirë të Vllaznisë në pjesën e parë, më pas kontrolli më shumë i lojës nga Erzeni, dhe mbyllja e pjesë së parë është përsëri më e mirë për Vllazninë, e cila krahas të tjerave pretendoi për një penallti në favor të saj.

Edhe më e bukur pjesa e dytë. 45 minutat e kohës së rregullt, por edhe tetë minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari Olsid Ferataj shoqërohen me plot emocione në të dy kampet përkatëse,

Referuar ecurisë së lojës, Erzeni shfaqet më këmbëngulës në këtë pjesë loje duke ngulmuar më shumë në zonën e Vllaznisë. Por, nga ana tjetër nuk mbeten prapa edhe kuqeblutë, të cilët ngulmojnë në shënimin e golit të avantazhit.

Në një prej rasteve të krijuara në zonën shijakasve, ai i minutës së 65-të kur në dyluftimin ajror të kapitenit kuqeblu Bekim Balaj me Atandën, shkodranët pretendojë për prekje të topit me dorë nga ky i fundit, por pas 6 minutave verifikim të sistemit VAR, gjyqtari Ferataj vendos të mos akordojë penallti.

Megjithatë, fati i Vllaznisë duket se ishte rezervuar në minutën e 87-të kur në një krosim në zonën shijakase, portjeri vendas Puja, që deri në atë moment ishte ndër më të mirët në fushën e lojës, gabon duke i shpëtuar topi nga duart. Serbi i kuqebluve, Stojanoviç, i gjendur brenda zonës së rreptësisë së Erzenit, përfiton duke e godirur fluturimthi topin në rrjetë. 0 me 1 për Vllazninë, avantazh që përkundër disa këmbënguljeve të shikasve, përfshirë edhe rastin e minutës së tetë shtesë, mbetet në fuqi seri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit Ferataj.

Tre pikë të “arta” për Vllazninë, të cilat e zyrtarizojnë skuadrën kuqeblu në vendin e tretë të renditje duke zbritur Tiranën në vendin e katërt. Ndërkohë, që për Erzenin, kjo humbje është fatale duke i krijuar probleme seriore për mbijetese.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img