Thursday, March 28, 2024

Mbyllet ndeshja, Teuta mposht Kukësin

Lexo

Teuta-Kukësi 2-0 (Kallaku 58′ pen. 72′)

Teuta arriti të mposht Kukësin 2-0 në “Niko Dovana” në çerekfinalen e parë e Kupës së Shqipërisë. Në të dy golat hero ishte Sherif Kallaku që arriti të shënonte. Në fraksionin e parë Kukësi ishte më kërkues me Gjelbrim Taipin që tentoi disa herë portën e Qirkos por pa sukses. Gjithashtu sulmuesi kuksian Barbosa goditi dhe shtyllën. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë, goli i parë erdhi me anë të një penalltie të kthyer në gol në minutën e 58′. Në minutën e 72′ ishte sërish Kallaku që kësaj here shënoi një supergol nga goditja e dënimit. Kështu takimi u mbyll 2-0 për Teutën, e cila shkon më e qetë në “Kukës Arena” për të luajtur aktin e dytë çerekfinal.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img