Friday, May 3, 2024

Volejboll Femra-Vllaznia-Skënderbeu, sot, ora 16:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Vajzat kuqeblu, kërkojnë mbështetjen e tifozërisë shkodrane

Lexo

Pas emocioneve që provoi ditën e djeshme me dy sfidat e basketbollit, femra dhe meshkuj, ku dy ekipet e Vllaznisë mundën respektivisht, Studentin dhe Tiranën, pallati i sportit “Qazim Dervishi” i qytetit të Shkodrës pret pasditen e sotme një tjetër sfidë shumë të rëndësishne.

Vllaznia dhe Skënderbeu do të përballen në kuadrin e javës së tetë të Kampionatit Kombëtar të Superligës së volejbollit për femra. Ndeshja, e cila do të nis në orën 16:00, pritet me shumë interes edhe nga tifozëria shkodrane, jo vetëm sepse në Shkodër është mysafire skuadra nënkampione e Shqipërisë, e cila vjen nga Kosova, ku dy ditë më parë luajti për Kupën Mbarëkombëtare “Gjergj Kastrioti”, por edhe për të parë Vllazninë e re të ndërtuar në këtë fillim viti.

Siç është bërë e ditur edhe më herët, nisur nga problematika financiare, Vllaznia e volejbollit femra, mbeti me vetëm shtatë volejbolliste në gjirin e ekipit, gati-gati duke rrezikuar shkrirjen. Por, mbështetja e bashkisë Shkodër dhe e grupit Vllaznia Diasporë, bëri të mundur që trajnerja Nora Deda dhe kolegu i saj Ardian Dodani të kompletojnë skuadrën, madje duke veshur kuqeblu tre volejbolliste të huaja të ardhura nga Kanadja, Kolumbia dhe Brazili.

Volejbollistet në fjalë ka rreth një javë që janë bërë pjesë e skuadrës dhe gjatë proçesit stërvitor kanë treguar se kanë nivel të kënaqshëm cilësor. Gjithësesi, matësi kryesor për tre volejbollistet e huaja, por në tërësi edhe për Vllanzinë e re, do të jetë përballja e sotme, e cila luhet në orën 16:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Për ta kaluar me sukses këtë sfidë të vështirë dhe shumë të rëndësishme, trajnerët Deda dhe Dodani, kërkojnë mbështetjen e tifozërisë shkodrane, pasi Vllaznia e re e volejbollit shkodran ka nëvoj për to.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img