Wednesday, May 15, 2024

(Video) Basket Femra-Vllaznia mund thellësisht Studentin 62-33 dhe siguron fazën Play Off

Lexo

Vllaznia-Studenti 62-33(20-9, 10-12, 14-5, 18-13)

Nisur nga pozitat në tabelën e klasifikimit me Vllazninë e vendin të katërt dhe Studentin e vendit të pestë, ku të dyja skuadrat luftojnë për një vend në katërshëm më të mirë të fazës Play Off, përballja direkte mes këtyre dy skuadrave pritej me shumë interes.

Ndeshja e luajtur pasditen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës për llogari të javës së 12-të të Kampionatit Kombëtar të basketbollit për femra pritej të kishte një rivalitet më të madh në luftën mes këtyre dy ekipeve.

Por, një balancë të tillë e prishi Vllaznia, e cila e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj pati një dominim të plotë ndaj skuadrës kundërshtare. Gjithçka, nisi nga perioda e parë kur basketbollistett kuqeblu tregohen tepër të sakta në gjuajtjet për dy dhe tre pikë duke bërë që kjo period të mbyllet me shifrat 20 me 9 në favor të skuadrës kuqeblu.

Perioda e dytë ka një përpjekje të skuadrës mysafire, e cila e drejtuar nga një ish basketbolliste e Vllaznisë si Fjorentina Mitku, arrin të fitojë dhjetëminutëshin e dytë, 10-12, por pa mundur të frenojë avantazhin e Vllaznisë, e cila e mbyll pjesën e parë 30-21 në favor të saj.

Ajo që vendos përfundimisht shkëputjen e Vllaznisë është perioda e tretë, e cila e fituar me shifrat e thellë 14-5 e çon avantazhin ne 44-26. Duke fituar edhe periodën e katërt 18-13, Vllaznia fiton të gjithë ndeshjen me shifrat e thella 62-33.

Fitore kjo mjaft e rëndësishme për Vllazninë, e cila nëntë javë përpara mbylljs së kampionatit, siguron pjesëmarrjen në katërshën më të mirë të fazës Play Off. Ndërkohë, bazuar në të dhënat teknike, Bernarda Rreshpja me 23 pikë të shënuara, 12 kërcime dhe 5 asistime, u shpall lojtarja e ndeshjes. Krahas Rreshpjes, shkëlqyen gjithashtu edhe Ingrid Dashja me 100 pikë, 10 kërcime e 6 asiste, si dhe Melida Hykaj me 16 pikë e 8 kërcime. Ndërsa, në kampin kundërshtar, më e mira ishte Marinela Gjergji me 20 pikë e 12 kërcime.

(Video) Vllaznia-Studenti 62-33. Pjesa e dytë-transmetim me koment nga Veriu Sport, si dhe prononcimi i dy trajnerëve, Bledar Gjeçaj(Vllaznia) dhe Fjorentina Mitku(Studenti).

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img