Monday, May 6, 2024

4 skuadra zbresin në fushë, shënohet goli i parë në sfidat e Kategorisë së Parë

Lexo

BESA – BURRELI 0  – 0

VORA – LUZI 1 – 0 (Prengaj 24′)

Kategoria e Parë ditën e sotme do të luajë 2 sfidat e mbetura të javës së 17-të të kampionatit. 4 ekipe do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave, me sfidat që do të luhet të dyja në orën 13:30.

Besa do të presë në shtëpi Burrelin. Një takim ku kavajasit do të kërkojnë vetëm fitoren në shtëpi për t’iu larguar fundit të klasifikimit. Një duel direkt për mbijetesën, pasi edhe Burreli do të tentojë 3 pikët për të lënë zonën e ftohtë.

Një tjetër takim interesant është edhe Vora – Luzi. Skuadra e Klodian Arbrit që mban vendin e 4-të, synon rezultat pozitiv për të mbajtur hapin e ekipeve të kreut, ndërsa Luzi synon të vazhdojë me rezultatet pozitive.

Fatos Lamaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img