Ndeshja e serisë A, Juventus-Napoli e planifikuar për t’u luajtur të dielën e 4 tetorit në orën 20:45 nuk u zhvillua fare. Arsyeja ishte pasi skuadra e Napolit nuk u paraqit fare në stadiumin e Torinos. Dy lojtarë napolitanë kishin rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe për këtë skuadra ishte futur në karantinë.
Me këtë situatë të pazakontmë drejtuesit e Napolit njoftuan pamundësinë e udhëtimit me shpresen e mirëkuptimit të strukturave përkatëse për ta luajtur ndeshjen në një datë tjetër. Futbollistët e Juventusit u paraqiten në qilimin e blertë të “Alianz Stadium” fiks në oren 20.45 të planikuar të startin e ndeshjes dhe mosparaqitja e Napolit bëri që paraprakisht, bazuar në rregullen përkatëse, lajmet nga Federata italiane e futbollit bënin të ditur mopranimin e kërkeses së Napolit, veprim ky që çonte në fitoren në tavolinë të Juventusit. Ndërkohë, e mërkura e 14 tetorit solli vendimin përfundimtar marrë nga ana e Komisionit të Disiplines.
Zyrtarisht njoftohet se Komisioni i Disiplinës ka vendosur t’i akordojë fitoren në tavolinë Juventusit. Por, jo vetem kaq, sepse skuadra e Napolit ku luan edhe shkodrani Elseid Hysaj ka marrë edhe një ndëshkim tjeter, atë të zbritjes së një pike në tabelen e klasifikimit të serisë A italiane.