Sunday, November 24, 2024

Histori personale-Takoi dhe u fotografua me Bekenbauerin në tetor 1990, shkodrani Nesti Kiri, homazh në nderim të kësaj figure të madhe të futbollit botëror

Lexo

Kujtesë nga tifozi gjerman, Nesti Kiri

Homazh ne nderim te “Kaiser”Franz Beckenbauer. (Histori personale e imja). Eshte nder fotot me te vecanta qe nuk fshihet kurre nga memoria ajo me te ndjerin Fraz Beckenbaur. 2 Tetor 1990. Isha student. Do luhej ne Tirane ndeshja e kupes se kupave mes Dinamos e Marseille. Tranjer ishte legjenda Beckenbauer. Si mijera tifoz Gjerman se bashku me shokum tim nga Burreli Kujtim Haxhiaj dolem ne Rinas. E pamundur te ofrohesh per ta takuar mes qindra tifozeve dhe numrit te madh te policise. Ku jane akomoduar pyetem? Te 15 katshi. Po pergatieshin per te shkuar ne seancen stervitore. Paguam 500 leke( kush ja din vleren e kohes ishte shume) nje fotograf tek shatervani para pallatit te kultures qe nqs do arrinim ti afroheshim Legjendes ta shkrepte aparatin. Jemi ofruar kemba doras prapa ligustrave deri afer hyrjes dhe kur doli Franz dolem rrufeshem. A mund te bejme nje foto i tha Kujtimi duke u dridhur nga emoconet ne Anglisht? Dhe” mrekullia” u be. Kur preku bluzen time te kombetares Gjermane te stampuar me bojera vaji nenqeshi dhe me rrahu shpatullat. Pas dy minutash 4 civile na terhoqen zvarre deri tek furgoni policise tip fiat i vogel qe Shkodranet i thonin “morri” Na “ledhatuan” dhe kur e moren vesht se ishim studente na leshuan. Te na e stamponte foton ate nate paguam perseri dhe shkuam ne qytet Studenti si heroj…. Kjo histori per mua e shokun tim mbreme na mallengjeu.. Pushofsh ne paqe ne pavdeksine tende Legjenda Franz Beckenbauer.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img