Friday, May 17, 2024

Itali-Tentoi të godasë portierin, dënim i rëndë për babain e futbollistit shqiptar, Kristian Shpendi

Lexo

Liman Shpendi, babai i lojtarit të Çezenës, Kristian Shpendi, ka marrë një dënim të rëndë nga kuestori Claudio Mastromattei, për episodin e shëmtuar në përfundim të ndeshjes së futbollit Cesena-Olbia të dielën e 7 janarit në stadiumin “Manuzzi”, ku ai u fut në fushë dhe tentoi të godasë me grusht portierin e skuadrës mike, Filippo Rinaldi.

Liman Shpendi nuk lejohet të shkojë në vende ku zhvillohen aktivitete sportive për tre vite. Gjatë kësaj periudhe ai do të detyrohet të shohë vetëm në television ndeshjet e binjakëve të tij, Kristian dhe Stiven,  që respektivisht luajnë me Cesenën dhe Empolin, si dhe me kombëtaren U21 të Shqipërisë.

Pas ngjarjes së shëmtuar, babai i dy futbollistëve shqiptarë u denoncua për pushtim fushe dhe për rrahje, por Rinaldi (portieri) nuk ka bërë denoncim. Liman Shpendi pretendonte se portieri kundërshtar kishte dëmtuar djalin e tij dhe më pas u fut në fushë duke tentuar ta godasë. Pamjet e këtij incidenti pushtuan rrjetin, në Itali dhe jo vetëm.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img