Debutim me fitore për Megi Doçin në kampionatin turk. Gallatasaraj me ish futbollisten e Vllaznisë titullare, fiton 1 me 0 ndaj Fenerbahçes

Sulmuesja e kombëtares shqiptare, Megi Doçi, ka luajtur sot ndeshjen e saj të parë si futbolliste e Gallatasarajit në kampionatin turk të futbollit për femra.

Lojtarja e cila finalizoi vetëm pak ditë më parë transferimin e saj nga radhët e Vllaznisë te klubi turk, shihet si një afrim shumë cilësor për këtë skuadër dhe nuk ishte rastësi që u aktivizua menjëherë si titullare edhe pse kishte pak ditë që kishte nisur punën në klubin e ri.

Një debutim që rezultoi i suksesshëm për ekipin e femrave të Gallatasarajit, i cili mposhti me shifrat 1-0 Fatih Vatan Spor, duke vazhduar kështu garën në distancë me Fenerbahçen për vendin e parë në renditje. Të dy skuadrat kanë nga 43 pikë pas 17 javësh dhe janë pretendentet kryesore për titullin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu