Goleadë e Vllaznisë, eleminon Flamurtarin dhe shkon në çerekfinalet e Kupës

VLLAZNIA 4-0 FLAMURTARI (Balaj (P) 28′, Mala 30′, Alivoda 40′, Boshnjaku 77′)

Vllaznia është skuadra e radhës e cila siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë mundën 4-0 Flamurtarin në “Loro Boriçi” më një përballje ku të besuarit e Qatip Osmanit ishin dominues dhe e kërkuan më tepër biletën për në raundin tjetër.

Golat për shkodranët në pjesën e parë u shënuan nga Balaj, Mala, Alivoda. Duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 3-0.

Në pjesën e dytë ishte Boshnjaku ai që vulosi çdo gjë, duke e mbyllur këtë duel. Kështu Vllaznia tashmë do të presë shortin për t’u njohur me kundërshtarin që do të ketë përballë në çerekfinale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu