(Video) Drejtori i Vllaznisë, Tefik Osmani, komenton shortin e gjysëmfinaleve të Kupës. Vlerëson Egnatian, por beson në kualifikimin në finale

I pranishëm  në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” gjatë hedhjes së shortit për  gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë ishte edhe Drejtori Sportiv i KF Vllaznia, Tefik Osmani.

Pas fiksimit të dy çifteve gjysëmfinaliste, Egnatia-Vllaznia, dhe Kukësi-Tirana, drejtori Osmani komentoi  për mediat e pranishme, çiftet në fjalë. Duke u ndalur tek dueli, Egnatia-Vllaznia, Osmani u shpreh optimist për kualifikimin e Vllaznisë, ku padyshim ndeshja e dytë që do të luhet me datë 24 prill në “Loro Boriçi” pritet të jetë më e favorshme për kuqeblutë.

Gjatë prononcimit të tij për median, drejtori sportiv Tefik Omani foli edhe për vizitën e Kryeminisrit Rama në ekipin e Vllaznisë pak ditë më parë, ku ndër të tjera, kërkoi nga media dhe opinion sportiv që të mos ketë interpretime për favore ndaj skuadrës kuqeblu, sepse djemtë e Vllaznisë meritojnë respekt për punën dhe sakrificat që po bëjnë në fushën e lojës.

(Video) Më gjërërisht ndiqni prononcimin e dhënë nga ana Drejtorit Sportiv të KF Vllaznia, Tefik Osmani, dhënë menjëherë pas hedhjes së shortit gjysëmfinal gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu