Saturday, October 12, 2024

(Video) Superliga U17. Barazimi me Teutën, trajneri Ersi Çaku, i kënaqur me skuadrën, optimist për fazën finale

Lexo

Barazimi 1 me 1 ndaj Teutës për kategorin e Superligës së 17 vjeçarëve është komentuar nga trajneri kuqeblu Ersi Çaku. Edhe pse skuadra e tij meritonte më shumë në këtë ndeshje, pasi epërsia e kuqebluve ndaj skuadrës mike ishte e dukshme, tekniku kuqeblu shprehet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

Ndeshja e vlefshme për javën e parafundit të fazës së dytë, prezantoi një pjesë të parë të barabarta, 0 me 0. Ndërkohë, 3 minuta nga fillimi i të dytës, një gabim i portjerit ndëshkon Vllazninë me gol.

Në vazhdim, kuqeblutë 17 vjeçarë ushtrojnë presion në portën kundërshtare dhe në minutën e 68-të barazojnë me një aksion model që finalizohet me kokë nga Mateas Uldedaj. Edhe pse rastet për gol në vijim ishin të shumta nga Vllaznia, e gjithë ndeshja mbyllet në barazim 1-1.

Pas këtij barazimim  Vllaznia U17 vazhdon të jetë mes më të mirave duke synuar fazën finale, ndërkohë që ndeshjen e ardhshme, që është edhe e fundit për fazën e dytë, do ta luajë me Tiranën në transfertë.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë U17, Ersi Çaku, pas ndeshjes, Vllaznia U17-Teuta U17, 1-1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img